1

2

3

4

5

6

7

8

Mbi Suzuki

Me themelim të datuar prej vitit 1909, historia e projektimit të mjeteve të motorizuara Suzuki fillon që prej vitit 1937. Pavarësisht sfidave e vështirësive të kohës, me prezantimin e modeleve të para të motoçikletave rreth viteve 50 dhe me daljen në prodhim të automjetit të parë 4x4 në vitet 60, Suzuki është një nga prodhuesit me traditë më të gjatë e eksperiencë më të plotë në fushën e prodhimit e të zhvillimit teknologjik të mjeteve të motorizuara në rang botëror.

E drejtuar nga pasioni për të ofrouar performancë e shërbim maksimal dhe guximi për të sfiduar kufijtë standarteve të teknologjisë motore, modelet e automjeteve dhe motoçikletave Suzuki kanë qenë përherë shembull i zhvillimit e risive teknologjike të shoqëruar nga një raport unik çmim - vlerë.

Sot Suzuki Motor është një ndër kompanitë më të mëdha dhe më të konsoliduara në botë në fushpën e ndërtimit të makinave dhe motoçikletave me shtrirje, linja prodhimi e distribucioni në disa kontinente dhe prodhim vjetor prej mbi 3 milionë automjete dhe 1.3 milion motoçikleta.

Teknologjia Suzuki

"Krijimi dhe zhvillimi i perhershem i automjeteve me vlerë superiore dhe teknologjive me te avancuara e bashkëkohore duke u fokusuar tek klienti" Ky është motivi drejtues i kompanise Suzuki që prej themelimit të tij të hershëm, i cili e ka shoqëruar në të gjitha fazat e zhvillimit të tij dhe në të gjitha degët e industrisë në të cilën është involvuar.

Pionier në prezantimin e risive teknologjike më të avancuara për kohën si në fushën e automjeteve ashtu dhe të motoçikletave, Suzuki është një nga prodhuesit me karakter të spikatur të cilët kanë lënë gjurmë të veçanta në industrinë automobilistike botërore që në fazat e para të aktivitetit të tij në të.

Veçantia e Suzuki-t në dhe teknologjisë të prodhuar dhe përdorur prej tij është kombinimi i arritjeve më të avancuara teknologjike të kohës në automjete të kategorisë kompakte me performancë e nivel të lartë komoditeti me çmime kompetitive dhe kosto të përgjithshme të ulët mirmbajtje.

Suzuki Albania

Suzuki Motor është present zyrtarisht në Shqipëri që prej vitit 2009 duke ofruar gjithë gamen e tij të automjeteve dhe motoçikletave, servis të specializuar dhe të autorizuar për të gjitha llojet e shërbimeve dhe reparimeve si dhe pjesë kembimi e aksesorë origjinalë për të gjitha modelet e ofruara.

Përfaqsues zyrtar I Suzuki Motor në Shqipëri është Artinel 95 Shpk, me adresë në Muçaj, 1032 Vorë. Me aktivitet që prej vitit 1991, Artinel 95 shpk është kompania e parë shqiptare e cila importoi dhe u shërbeu makinave të reja zyrtarisht në Shqipëri dhe është aktualisht nje nga kompanitë automobilistike më të sukseshme e me eksperiencë në fushën e tregtimit, shërbimit dhe reparimit të automjteve në territorin shqiptar.
© 2015 Your Company. All Rights Reserved. Designed By Oxygen Web Studio

Please publish modules in offcanvas position.