1

2

3

4

5

6

7

8

Vitara

 

  

Keni humbur lirinë nga monotonia e përditshme?

Keni humbur individualitetin tuaj?

Çlirojeni veten dhe bëni një hap përpara!

Zgjeroni horizontet dhe zgjidhni stilin e jetesës që dëshironi.

VITARA - Një botë krejt e re ju pret.

 

Pamja e Jashtme  

VEÇANTI E DALLUESHME MENJËHERË – MOTIVET TRADICIONALE TË SUV-ëve TË SUZUKIT.

Vitara ka një stil krejt të vetin, në të cilin kombinohen imazhi tradicional i SUV Suzuki me elemente dhe aksente modern unike. Thelbi i i dizainit të SUV Suzuki është modernizuar dhe pasqyrohet në formën e tij unike e origjinale në të gjithë automjetin.

 

Një karakter më i ashpër e dinamik - Modeli S

Një pamje ballore e krijuar me finesë, fenerë LED projektorë me kontur të kuq, disqe alumini 17 inç në ngjyrë të zezë dhe pasqyrat e jashtme të dyerve ngjyrë argjendi janë elementë dallues të Vitara modeli S. 

 

Pamja e Brendshme 

 

Komode aq sa do të doni që udhëtimi juaj të zgjaste pafundësisht

Zemra juaj do të rrahë me kuriozitet kur të uleni për herë të parë në vendin e shoferit dhe do të mendoni sa shumë kohë do të kaloni me Vitarën tuaj. Ju do të kënaqeni me hapësirën e bollshme dhe komode që ju rrethon. Dhe kur motori fillon të punojë, do të mendoni me më shumë entuziasëm për të gjitha vendet që dëshironi të vizitoni. Që tani po mendoni për destinacionin tuj të rradhës ku do të shkoni.

 

Ekran që lidhet me telefonin inteligjent

Një ekran me prekje 7 inç mundëson funksionimin e veçorive multimediale duke përfshirë audion, telefonin që mund të përdoret pa duar, sistemin e navigimit dhe integrimin me telefonin inteligjent. Karakteristikat mund të zgjidhen nga katër mënyrat kryesore të funksionimit - Dëgjimi, Thirrja, Drejtimi i makinës dhe Lidhja me telefonin tuaj inteligjent.

Ekrani inteligjent punon me aplikacionet Apple CarPlay dhe MirrorLink. Duke lidhur telefonin tuaj iPhone me anë të USB, Apple CarPlay ju lejon të bëni telefonata, të keni akses të muzikës në telefonin tuaj, të dërgoni dhe merrni mesazhe, të merrni udhëzime me anë të komandës me zë ose me një prekje të lehtë në ekranin audio. Gjithashtu, M irrorLink lejon aplikacione të ndryshme në telefonin tuaj inteligjent të shfaqen në ekranin me prekje të makinës, duke ju lejuar të hyni në veçoritë e telefonit tuaj.

 

Liri dhe Komoditet, Në Çdo Vend, Në Çdo Kohë

Çfarë do të vendosni në hapësirën e gjerë të bagazheve para se të nisni udhëtimin tuaj? Kur e keni përjetuar për herë të fundit një udhëtim perfekt me makinën tuaj? Hiqeni kureshtjen tuaj dhe nisuni për një udhëtim plot liri me Vitara. 

 

Për ndjenjat sportive

Timoni me veshje lëkure origjinale, hapësira e brendshme me detaje të kuqe dhe pedalet prej alumini japin një ndjesi më sportive. 

 

 

Personalizimi – Një Mënyrë për të Shprehur Individualitetin tuaj

Shprehni stilin e veçantinë tuaj duke përzgjedhur nga gama e gjerë e ngjyrave dhe dizenjove. Përputhni pjesën e jashtme dhe të brendshme me shijen tuaj për të krijuar një automjet unik vetëm për ju.

 

Paketa e Aksesorëve  -  Paketa Urbane dhe Paketa Mbrojtese e Jashtme

 

Detaje të jashtme  -  Grila e motorit dhe ornamentet e parafangos 

 

Detaje të brëndshme -  Paneli i Instrumentave

 

Detaje të brëndshme  -  Ora Qëndrore

 

Performanca 

 

Teknologji solide për një performancë entuziasmuese 

Motori, kambio dhe gjithë komponentët e tjerë që përcjellin fuqinë e makinës, punojnë së bashku në harmoni për të siguruar një performancë të lartë në të gjitha kushtet e konditat. Komponentë individualë të përdorur bëjnë të mundur një performancë totale të integruar. Drejtimi i Vitara-s është një kënaqësi si asnjë tjetër.​​


 

 Siguria

Radar Brake Support (RBS) 
(sistemi i frenimit me anë të radarit)

Kur ndodheni në trafik, ky sistem kontrollon automjetin para dhe nëse sistemi dikton mundësinë e një përplasjeje, paralajmëron drejtuesin e automjetit me një sinjal zanor dhe shfaq njoftime në ekranin shumë funksional. Nëse probabiliteti i përplasjes rritet më tej, automjeti aktivizon sistemin e ndihmës së frenave që rrit forcën e frenimit. Nëse sistemi përcakton se përplasja është e pashmangshme, ai aktivizon menjëherë frenat automatikisht. Sistemi në këtë mënyrë ndihmon në parandalimin e përplasjeve kur automjeti është duke lëvizur me shpejtësi të ulët dhe ndihmon të zvogëlojë dëmet në rast të një përplasjeje.​​

1. Paralajmërimi

Kur udhëtoni mbi një shpejtësi prej 5 km / h, sistemi zbulon automjetin përpara, dhe nëse ekziston rreziku i përplasjes, ai paralajmëron drejtuesin e automjetit të përdorë frenat. Koha e paralajmërimit mund të ndryshojë në bazë të cilësimeve që ju keni vendosur për rastet që mjeti është AFËR apo LARG.​​


*Kushtet në të cilat funksionon Kundrejt pengesave jo lëvizëse; funksionon kur automjeti lëviz me një shpejtësi nga 5 km/h në 80 km/h. Kundrejt pengesave lëvizëse; funksionon kur automjeti lëviz me një shpejtësi nga 5 km/h dhe më shumë.​​

2. Frenim i vogël automatik

Nëse është zbuluar një automjet përpara jush dhe ka një probabilitet të lartë për përplasje, sistemi ushtron një frenim të lehtë, duke ndihmuar kështu për të shmangur përplasjen ose për të zvogëluar dëmin.​​

*Kushtet e funksionimit Funksionon kur automjeti lëviz me një shpejtësi nga 5 km/h dhe më shumë. ​​

3.  Asistencë në frenim

Nëse është zbuluar një automjet përpara jush dhe ka një probabilitet të lartë për përplasje, sistemi rrit forcën e frenimit, duke ndihmuar kështu për të shmangur përplasjen ose për të zvogëluar dëmin.​​

 

*Kushtet e funksionimit Kundrejt pengesave jo lëvizëse; funksionon kur automjeti lëviz me një shpejtësi nga 5 km/h në 30 km/h. Kundrejt pengesave lëvizëse; operon kur automjeti lëviz me një shpejtësi nga 5 km/h dhe më shumë.​​

4. Frenim Automatik

Nëse zbulohet një automjet para jush dhe sistemi përcakton se është një përplasje e pashmangshme në rast se nuk merret asnjë veprim, ai zbaton frenim automatik në mënyrë që të shmanget përplasja ose të zvogëlohet dëmi nga ajo.​​

 

*Kushtet e funksionimit Funksionon kur automjeti lëviz me një shpejtësi nga 5 km/h dhe më shumë.​​

 

Adaptive cruise control (ACC) 

(kontrolli automatik i drejtimit)

Sistemi ACC i Vitara-s përdor sistemin e kontrollit të lundrimit së bashku me sensorin radarë RBS. Një valë millimetrike radari mat distancën nga vetura përpara. Për të ruajtur një distancë të largët, të mesme ose të shkurtër nga automjeti i mëparshëm, siç është vendosur më parë nga drejtuesi i automjetit, sistemi automatikisht përshpejton ose ngadalëson automjetin, duke rritur kështu komoditetin.​​

1. Kontrolli i shpejtësisë konstante

Nëse ka një distancë të mjaftueshme nga automjeti përpara, Vitara udhëton në shpejtësi konstante të caktuar.​​

 

2. Kontrolli i ngadalësimit

Nëse automjeti përpara është duke udhëtuar me një shpejtësi më të ulët se Vitara, shpejtësia e Vitara-s ulet automatikisht për të mbajtur një distancë të mjaftueshme nga automjeti dhe ta ndiqni atë.​​

 

Kontrolli i përshpejtimit Nëse automjeti përpara jush ndërron korsi dhe ka distancë të mjaftueshme nga automjeti i ardhshëm përpara, Vitara automatikisht e rrit shpejtësinë dhe mban shpejtësinë e caktuar më parë nga ju.​​

 

Kujdes!

Sistemi i frenimit me anë të radarit mund të mos punojë në situata të caktuara.

Sistemi mund të mos jetë në gjendje të shmangë përplasjet ose të zvogëlojë dëmet në një përplasje në varësi të llojit të pengesës, kushteve atmosferike, kushteve të rrugës ose rrethanave të tjera.

Sistemi mund të mos funksionojë nëse drejtuesi i automjetit ndërhyn në timon ose në rritjen e shpejtësisë.

Ka një limit te sistemi i frenimit me anë të radarit për të shmangur pengesat apo për të kontrolluar automjetin. Ju lutemi që të mos mbështeteni në sistem dhe ta drejtoni gjithmonë automjetin tuaj në mënyrë të sigurtë.

Ju lutemi të lexoni manualin e përdoruesit sepse përmban informacione të rëndësishme për sigurinë tuaj.

Për çdo pyetje ose informacion, ju lutemi drejtohuni te një tregtar i Suzukit.

 

 

Specifikime

 

Shkarkoni specifikimet

© 2015 Your Company. All Rights Reserved. Designed By Oxygen Web Studio

Please publish modules in offcanvas position.